Në konferencën e zakonshme për mediat, Bledi Shkëmbi ka folur para sfidës me Laçin. Takim ky që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” ditën e nesërme në orën 17:00.
Për këtë duel timonieri i bardhebluve ka theksuar se Tirana meritonte fitoren ndaj Dinamosn , ndërsa në janar pret afrime për të përforcuar ekipin. Gjithashtu nënvizoi se Laçi ëhstë një kundërshtarë i vështirë dhe se këtë takim e kanë përgatitur në maksimun për rezultat pozitiv.
“S’ka lidhje qyteti im, patjetër që do të donim të luanim në fushën tonë ose te “Air Albania” se përshtatemi më së miri. Nuk është gjë e mirë kjo që po ndodh, por ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo fushë që të jemi të detyruar për të luajtur. Nuk është njësoj sikur luan në fushën tënde dhe në fushën e një tjetri, gjithashtu edhe për udhëtueset kur luajnë në shtëpinë e saj. Nuk duhet të justifikohemi por kjo është reale.
Mendoj që i meritonim 3 pikët me Dinamon, kërkuam në të gjitha minutat dhe gjatë gjithë kohës për të fituar, por nuk kemi ç’të bëjmë se futbolli kështu është pasi duket se sikur nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani. Patjetër që ne na duhen pikë kushdo kundërshtar të ishte, ky kampionat nuk ka as ekipe shumë të mira dhe as dobëta, jemi pothuajse njësoj me aq sa po shoh, duhet të bëjmë maksimumin.
Mesa pash ndeshjen e fundit, Laçi mu duk ndryshe, disa lojtarëve iu është dhënë besim dhe forcë. Ne synojmë shumë që të bëjmë mirë deri në janar, për lojtarë cilësorë kemi nevojë, për afrime që të bëjnë diferencën pasi pjesa tjetër është ok”, deklaroi trajneri i kryeqytetasve.