“Kjo është ‘El Clasico’ e vërtetë, jo ajo që kemi në Gjermani”, Hansi Flik e bën të qartë: E kemi për detyrë ta fitojmë

Mbrëmjen e nesërme pritet të luhet një nga ndeshjet më të bukura të këtij sëzoni. Bëhet fjalë për “El Clasico”-n Real Madrid-Barcelona, e cila do të nisë në orën 21:00. Hansi Flik ka thënë në konferencën e sotme për shtyp se beson te ekipi i tij dhe se detyra e tyre është ta fitojnë këtë përballje.

“Do të luajmë kundër Realit të Madridit, një ekip me lojtarë të klasit botëror. Por në fund unë besoj te ekipi im, që po paraqitet shumë mirë. Patëm pak vështirësi pas golit tonë të parë dhe Bajerni shënoi. Por ne e kthyem ndeshjen dhe kjo për mua është një shenjë e madhe nga skuadra.

Do të japim gjithçka për ta fituar ‘El Clasico’-n. Është detyra jonë ta fitojmë. Kjo këtu është klasikja e vërtetë. Edhe në Gjermani kemi disa ndeshje që quhen klasike, por nuk është njësoj si Real-Barcelona apo Barcelona-Real. Kështu që lojtarët duhet ta shijojnë”, ka deklaruar Hansi Flik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top