“Barça më ka lënë pa gjumë? Askush nuk ma prish dot gjumin”, Ançeloti: Kam planifikuar diçka për nesër

Karlo Ançeloti është paraqitur përpara mediave në prag të sfidës së rëndësishme kundër Barcelonës. Trajneri italian ka treguar se ka përgatitur një strategji të veçantë për katalanasit, për të cilën kërkon të gjykohet pas përfundimit të “El Clasico”-s. Sa i përket pyetjes nëse kjo Barcelonë e ka lënë pa gjumë, përgjigja e Ançelotit ëstë e qartë: “Askush nuk ma prish dot gjumin”.

“Frikë nga Barcelona? A më kanë lënë pa gjumë? Fatkeqësisht, për momentin asnjë nuk ma prish dot gjumin. Kam planifikuar diçka për nesër. Do ta shikoni dhe më pas mund të më thoni nëse isha gabim apo jo. Kjo është një lloj ndeshjeje për të cilën nuk mund të thuash shumë. E gjithë bota është e motivuar, e përqendruar. Ka iluzion dhe ka dëshirë për të luajtur një lloj të tillë ndeshjeje”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top