Brazili në zi, ish mbrojtësi i kombëtares ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare

Në futbollin brazilian sot është ditë zie. Ish-mbrojtësi i kombëtares braziliane, Ze Carlos është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ish-futbollisti u nda papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak.

Kujtojmë që Ze Carlos ka qenë padyshim një nga figurat më të dashura në Brazil. Edhe pse ofertat nga Europa në drejtim të tij ishin të shumta, ai zgjodhi që të mos e braktiste vendlindjen.

Ish-mbrojtësi ka luajtur nga viti 1990 deri në 2006. Gjatë kësaj periudhe, Ze Carlos ka mbajtur veshur fanellën e ekipeve si, Sao Jose, Nacional-SP, Sao Caetano, Portuguesa, Sao Joao dhe Marilia.

Gjithashtu, ai ka luajtur edhe për ekipe tëë njohura si Gremio, Sao Paolo, Matonense, Ponte Preta, Joinville dhe Noroeste.

Përsa i përket kombëtares së Brazili, Ze Carlos ka qenë pjesë e tyre në kampionatit Botëror 1998. Ai luajti në vend të Cafu në gjysmëfinalen përballë Holandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top