VIDEO/ Rey Manaj s’di të ndalet në Turqi, “bomberi” i Kombëtares përmbys ndeshjen dhe i jep fitoren Sivasspor

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor fitoi me përmbysje në transfertë ndaj Adana Demirspor. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Superligës turke, përfundoi 2-4.

Sivaspor ishte në disavantazhin e dy golave, teksa bomberi shqiptar ishte pikërisht ai që përmbysi ndeshjen. Në minutën e 66-të të kësaj sfide, Manaj dërgoi topin në rrjetë duke çuar shifrat në 2-3 dhe duke ndihmuar të tijët të marrin 3 pikë të arta.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e 3-të radhazi që sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënon me Sivasspor. Manaj duket në formë optimale dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi në nëntor do të luhen dhe ndeshjen e Nations League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top