Fantastik në mesfushë, “gjigantët” e Premier League vihen pas talentit danez

“Të Kuqtë” e Liverpool e fuqizuan jo pak repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës së shkuar, teksa arritën të transferonin lojtarë me goxha potencial, si Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch, lojtarë këta që menjëherë kanë bërë ndryshimin në organizimin e lojës së 5 herë fituesve të Champions League.

Mirëpo, duket se për bordin e “gjigantëve” të Premier League këta lojtarë nuk mjaftojnë dhe tanimë kërkohet një tjetër mesfushës dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 37 javët e luajtura sezonin e shkuar ku ka nisur thuajse çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm, teksa pëgjatë këtyre sfidave ka arritur të ndihmojë edhe shokët e tij të skuadrës, me 2 gola dhe 6 asistime.

Përsa i përket kartonit, Frendrup u transferua te Genoa, në janarin e vitit 2022, me italianët që derdhën në arkat e danezëve të Brondby vetëm 3.7 milionë euro dhe tanimë kanë shansin të përfitojnë disa miliona ekstra nga shitja e 22-vjeçarit, me “Të Kuqtë” që janë të gatshëm të ofrojnë 8-10 milionë euro për mesfushorin e qendrës. /i.m /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top