“Le të jemi të sinqertë, Daku nuk është një yll”, ish-trajneri i Rubinit: Na duhen lojtarë kreativë

Ish-trajneri i Rubinit, Rinat Bilyaletdinov, në një intervistë për “BUSINESS Online”, foli për thashethemet në lidhje me dorëheqjen e trajnerit aktual të skuadrës Rashid Rakhimov. Bilyaletdinov-i ka folur ndër të tjera edhe për Mirlind Dakun. Sipas tij, sulmuesi shqiptar nuk është ylli i ekipit dhe se Rubin Kazanit i nevojiten lojtarë më krijuas në repartin sulmues.

“Ne nuk i dimë të gjitha rrymat e brendshme në klub. Nuk dihet se çfarë detyrash u vendosën, si do të realizoheshin. Këtu mund të ndikonte edhe rekrutimi, fondi i pagave, disiplina financiare. Mund vetëm të spekulohet. Duke parë ecurinë e skuadrës, vlen të thuhet se Kazanit i mungon kreativiteti në sulm për të qenë në krye. Por ekipi është një ekip shumë i fortë në mesfushë dhe, në rrethana të mira, mund të jetë në pesëshen e parë.

Megjithatë, ata kanë vetëm një Daku. Por, le të jemi të sinqertë, ai nuk është një yll. Ne kemi nevojë për më shumë djem kreativë që mund të marrin pikë me veprimet e tyre. Por nuk mund ta quaj performancën e Rubinit një dështim. Unë mendoj se thashethemet për dorëheqjen e Rakhimov-it janë të pabaza për momentin”, është shprehur Rinat Bilyaletdinov./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top