Milani luan kundër Bolonjës këtë javë, por takimi mes dy ekipeve është përfshirë në kaos organizativ. Ndeshja ishte programuar për sot, por Bologna arriti t’a shtynte për pasditen e nesërme.
Në fillim si mundësi u pa dhe luajtja në fushë neutrale, por Bologna si ekip organizator dëshironte t’a luante takimin në “Dall’Ara”, stadiumi i saj ikonik me atë pjesë kisheje nga mbrapa. Qyteti i rajonit të Reggio Emilia është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm këto ditë dhe nga furtunë çka ka sjellë dhe kaos në lëvizjen e mjeteve të transportit dhe sigurisht tapeti i impiantit ka probleme me dendësinë e ujit.
Skuadra nga Milano kishte marrë masat edhe për një udhëtim ekstra nëse ndeshja do të luhej në një stadium tjetër e madje kishte siguruar hotelet dhe mjetet e transportit atje. Ibrahimoviç dëshironte të ishte gati e të mos kapej mat në rast dështimi edhe neseër prej motit. Në fund rezultoi e padobishme marrja e alternativave si Empoli apo edhe Komo, qytet liqenor i famshëm që është afër Milano-s.
Programuar për në qytetin e Bolonjës ndeshja është e rendësishme për Milanin që vjen e karikuar nga ndeshja në Champions ku debutoi talenti Camarda, shkëlqeu Rejinders me dopietën e parë tek “Kuqezinjtë” dhe Pulisiç na mrekulloi me një gol direkt nga korneri.