UEFA nuk i ka falur dy gjyqtarët e njohur polakë, Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial, të cilët u arrestuan në muajin gusht pasi tentuan të vidhnin një tabelë rrugore ndërsa ishin të dehur përpara një ndeshjeje kualifikuese të Ligës së Kampionëve midis Rangers dhe Dinamo Kievit.
Gjyqtarët në fjalë janë pezulluar nga UEFA deri më 30 qershor për shkak të mosrespektimit të rregullave.
Frankowski, gjyqtar i VAR-it, dhe Musial, ndihmësi i tij, kaluan mëngjesin në një qeli policie. UEFA i zëvendësoi me shpejtësi me Tomasz Kwiatkowski dhe Paëel Malec.
Frankowski, një gjyqtar me përvojë, që ka punuar në Euro 2020 dhe 2024, shprehu keqardhje dhe kërkoi falje për veprimet e tij:
“E kuptoj se me një shkelje të tillë kam shkatërruar 22 vjet të karrierës sime”.