Është luajtur në ditën e sotme takimi mes Belupo-s, ish-ekip i Bruno Telushitdhe Sibenik e vlefshme për ligën kroate për raundin e 11-të. Në këtë takim të mbyllur në barazim 2-2 është aktivizuar dhe shqiptari ynë Leonard Zuta.
Leonardi është me origjinë shqiptare, por përfaqëson Maqedoninë e Veriut zyrtarisht. Ai mban numrin 44 në shpinë dhe aktivizohet si mesfushor. Pikërishty në këtë rol e ka gjetur veten edhe në ditën e sotme në krahun e majtë të Sibenik (Shibenik), klubi kroat ku aktivizohet shqiptari nga Ilirida. Mesfushori ka marrë notën 6.6, mesatarisht një notë e mirë sidomos në ligën kroate ku”yjet” e rinj dëshirojnë të mësojnë më shumë dhe të rrisin nivelin. Zuta ka luajtur për 53 minuta, ka dhënë 1 top të gjatë, 1 krosim në zonë dhe ka fituar 1 rrëshqitje si dhe 6 duele me kundërshtarët.
32 vjeçari ka si të preferuar këmbën e majtë dhe kundër Osijek, ish-ekipi i Eros Grezdës, ka dhënë asistim para një jave. Golin e fundit e ka gjetur në Kroaci kundër ekipit të Fetait, Lokomotivës së mu në mes të Zagrebit.
Statistikat e Leonard Zutës kundër Slven Belupo-s