Manaj vazhdon të shkëlqejë, “bomberi” i Kombëtares shënon golin e radhës në Turqi

Duket se është “zgjuar” pas atij fillimi të keq të sezonit.

“Bomberi” i Kombëtares, Rey Manaj ka gjetur golin e radhës me fanellën e Sivasspor, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje ka shënuar në fitoren e thellë, 4-2, të skuadrës së tij, në transfertën e Adana Demirspor.

Për 27-vjeçarin nga Lushnja, ky ishte goli i tretë në dy fitoret e njëpasnjëshme të skuadrës së tij, që prej rikthimit nga dëmtimi.

Golat e tjerë në fitoren e Sivasspor, që tashmë ngjitet në vëndin e shtatë me 14 pikë, erdhën nga Koita, Rodrigues e Radakovic, ndërsa për vendasit golat u shënuan nga Barasi e Guler, por pa mundur të bënin më shumë. /i.m /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top