Ish-trajneri i Rubin Kazan “godet” Dakun: Ai nuk është ylli i ekipit, na duhen lojtarë kreativë

Ish-trajneri i Rubin Kazan, Rinat Bilyaletdinov ka folur së fundmi për ekipin rus dhe mundësinë që ka trajneri Rashid Rakhimov që të dorëhiqet. Ndër të tjera, Bilyaletdinov ka folur edhe për sulmuesin shqiptar, Mirlind Dakun.

67-vjeçari thotë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk është një yll dhe se ekipi i Rubin Kazan ka nevojë për lojtarë kreativë në repartin e sulmit.

“Ne nuk i dimë të gjitha rrymat e brendshme në klub. Nuk dihet se çfarë detyrash u vendosën, si do të realizoheshin. Këtu mund të ndikonte edhe rekrutimi, fondi i pagave, disiplina financiare. Mund vetëm të spekulohet. Duke parë ecurinë e skuadrës, vlen të thuhet se Kazanit i mungon kreativiteti në sulm për të qenë në krye. Por ekipi është një ekip shumë i fortë në mesfushë dhe, në rrethana të mira, mund të jetë në pesëshen e parë.

Megjithatë, ata kanë vetëm një Daku. Por, le të jemi të sinqertë, ai nuk është një yll. Ne kemi nevojë për më shumë djem kreativë që mund të marrin pikë me veprimet e tyre. Por nuk mund ta quaj performancën e Rubinit një dështim. Unë mendoj se thashethemet për dorëheqjen e Rakhimov-it janë të pabaza për momentin”, ka thënë Rinat Bilyaletdinov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top