Inzagi: Asllani zëvendësuesi ideal i Çalhanoglusë, nëse ka rikuperuar nga dëmtimi titullar kundër Juves!

Trajneri i Interit konfirmoi pak çaste më parë se Kristjan Asllani do të jetë në fushë që nga minuta e parë në “Derbin e Italisë” në rast se nuk ka më probleme në gju.

Sipas Simone Inzagit, shqiptari është zëvendësuesi ideal i Hakan Çalhanoglusë përpara mbrojtjes. “Kristjan nuk ka qenë me fat pasi luan në një ekip me një lojtar si Hakani. Asllani është rritur shumë në muajt e fundit”, komentoi trajneri.

“Të gjithë e dimë rëndësinë e ndeshjes, çfarë do të thotë për klubin tonë, për tifozët tanë, për veten tonë. Megjithatë, është vetëm ndeshja e nëntë e kampionatit dhe sigurisht që nuk do të jetë vendimtare, por do të jetë e rëndësishme. Dy ekipe të shkëlqyera që kanë pasur praktikisht të njëjtën rrugë”, tha Inzagi pasi u pyet nga gzetarët se sa rëndësi kishte ky takim për atë.

Më tej trajneri u pyet se si shkonte Interi në këtë duel. “Ne jemi duke bërë mirë, kemi arritur pesë fitore radhazi. Fatkeqësisht kemi pasur disa probleme. Lojtarët janë gati, nesër do të përpiqem të jap më të mirën”, arsyetoi trajneri.

Sa i përket opinionit të Tiago Motës, i cili tha se Napoli dhe Interi ishin favoritet në këtë kampionat, Simone Inzagi tha: “Ju e dini se çfarë mendoj për këto parashikime, për mua do të ketë shumë skuadra në garë. Shumë ekipe kanë investuar shumë para dhe e kanë ngushtuar hendekun që na ndante vitin e kaluar. Do të jetë një kampionat i balancuar”.

 

Pyetja qw kishte mw shumw interes ishte ajo sa i pwrket formacionit tw mundshwm tw Interit dhe se kush do tw zwvendwsonte Ccalhanoglunw. “Ne e dimë se çfarë përfaqëson Ccalhanoglu për ne, ai është një lojtar i madh. Zëvendësuesi i tij natyral është Asllani, nëse më jep garancitë e duhura do të luajë. Kristjan është një lojtar që është përmirësuar shumë me kalimin e viteve. Fati i tij i keq wshtw se luan nw tw njwjtin pozicion ku aktivizohet Hakani. Kristjani pati një problem para ndeshjes me Romën dhe vetwm dje ka mundur qw tw bwjw stërvitjen e tij të parë, nuk shkoi keq dhe ne do të duhet të shikojmw mirw pasi vlerësojmë në të njëjtin rol që do të kishim Barellën dhe Zielinskin. Këtë dyshim do ta mbaj me vete deri nesër në mbrëmje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top