Inzaghi ngre në qiell Kristjan Asllanin: Fati i tij i keq ështe se ka konkurencë …

Forma e treguar me kombëtaren shqiptare e Kristjan Asllanit por edhe gjatë këtij sezoni bindin Simone Inzaghin.

Tekniku pritet t’i besojë sërish mesfushorit, duke folur me superlativa për 23-vjeçarin

“Ne e dimë sa i rëndësishëm është Çalhanoglu, është lojtar i klasit botëror. Zëvendësuesi i tij natyral është Asllani. Nëse ai më bind, do të jetë titullar. Asllani është lojtar që është përmirësuar shumë në vitet e fundit. Fati i tij i keq është që në konkurrencë e ka Hakanin. Për fat të keq, ai pati telashe ndaj Romës. Është kthyer në stërvitje por duhet ta shikojmë gjendjen e tij. Në të njëjtin rol ne e kemi edhe Barellan dhe Zielinskin, por do të vendos për formacion të dielën në mëngjes”, ka thënë Inzaghi në konferencën për shtyp të shtunën.

Inter – Juventus zhvillohet të dielën nga ora 18:00 dhe i takon javës së nëntë të Serie A.

Back To Top