Trajneri gjerman Hansi Flik ka analizuar triumfin 0-4 të Barcelonës përballë Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes tekniku i skuadrës blaugranas, ka mbetur tepër i kënaqur nga paraqitja e të tijve, duke deklaruar:
“Si po e jetoj këtë moment? Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me ekipin, tifozët dhe klubin. Të gjithë jemi të lumtur, por tani po mendojmë për tifozët sepse ata e meritojnë.
Jam krenar për këtë ekip, veçanërisht me Inakin (Penan). Jemi mbrojtur shumë mirë.
Kur fillova këtu, doja të krijoja një mjedis ku lojtarët mund të jepnin maksimumin. Mentaliteti i tyre është brilant.
Nuk ishte e lehtë sot, por ne u mbrojtëm shumë mirë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.
Tani mund të shkojmë në shtëpi dhe të festojmë këtë fitore. I kam dhënë lojtarëve dy ditë pushim shtesë”, deklaroi Flik.
PANORAMASPORT.AL