Barazimi në limitet e kohës shtesë nuk ka lënë shije të hidhur te Thomas Brdaric.
Tekniku i Vllaznisë u shfaq i kënaqur për performancën e lojtarëve, por jo për mënyrën se si pësohen golat.
Sipas tij, golat e shumtë ndikojnë jo pak në arritjen e objektivit titull.
“Definitivisht jam ndjerë mirë. Në përgjithësi kemi bërë një ndeshje të mirë kundër një ekipi shumë të mirë. Edhe dy minutat e fundit jam i kënaqur me performancën e ekipit. Nëse pësojmë shumë gola të thjeshtë nuk duhet t’i pësojmë nëse duam të shpallemi kampion. Ishte faji jonë që kemi marrë këto rezultate. Kam parë që nga këto ndeshje ekipi është rritur. Kemi treguar një fytyrë tjetër dhe kjo është rruga që ne duhet për të vazhduar. Unë e konsideroj atë që vetëm ca shihet në lojë, kushtet lojtarët, shihen atë që japin gjatë javës. Ne besojmë tek lojtarët tonë. Sot vendosëm për këto lojtarë, bënë një performancë të mirë. Detajet e vogla bëjnë diferencën. Malaj dhe Balaj janë shumë të mirë për të motivuar të rinjtë,“tha Brdaric pas sfidës.