FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 10-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme java e 10-të e Superiores është mbyllur me supersfidën Vllaznia – Partizani që përfundoi 2-2. Pas përfundimit të kësaj jave, “Newsport.al” ju sjell formacionin dhe trajnerin më të mirë.

Marco Alia (Skënderbeu) – Pavarësisht se Skënderbeu pësoi gol në barazimin 1-1 kundër Elbasanit, gardiani i korçarëve ishte fantastik. Ai ishte një nga arsyet kryesore, i cili me pritjet e tij bëri që ekipi korçar të dilte me pikë nga Elbasani.

Erdenis Gurishta (Vllaznia) – Mbrojtësi kuqeblu pati një paraqitje pozitive në sfidën përballë Partizanit. Gurishta mbylli pothuajse çdo aksion të “demave” që vinte nga krahu i tij, duke markuar mjaft mirë edhe Tedi Carën.

Milos Stojanovic (Vllaznia) – Mbrojtësi i Vllaznisë zhvilloi një ndeshje majft të mirë përsa i përket anës difensive. Gjithashtu, ai shënoi edhe golin e parë për të tijët në barazimin 2-2 kundër Partizanit.

Marcelino Preka (Partizani) – Mbrojtësi i kuq është kthyer në një “bishë” në qendrën e mbrojtjes. Përveç aspektit difensiv që tregoi vlera, ai ishte protagonist kryesor në golin e parë të tijëve në ndeshjen përballë Vllaznisë.

Alex Peralta (Bylis) – Bylis mori një fitore mjaft bindëse përballë Teutës me rezultatin 4-0. Mbrojtja ballshiote ishte solide, me Alex Peralta që ishte një nga më të mirët në repartin difensiv të të tijëve.

Marin Abazaj (Bylis) – Mesfushori ishte një nga protagonistët kryesor në sfidën e fituar 4-0 përballë Teutës. Përveçse shënoi golin e parë për të tijët në minutën e 4-të, Abazaj ishte mjaft i saktë dhe i qetë në qendrën e mesfushës.

Regi Lushkja (Egnatia) – Në barazimin 1-1 përballë Dinamos, Lushkja ishte ai që shënoi golin e vetëm për të tijët. Ndeshja e mesfushorit ishte e një niveli të lartë, ku përveç golit rrezikoi dhe disa herë portën kundërshtare.

Dejvi Bregu (Dinamo) – Sulmuesi i “Bluve” zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, ku nën drejtimin e Ilir Dajës duket se është ringjallur. Edhe pse shënoi me penallti, Bregu tregoi një formë mjaft të mirë.

Ermir Rashica (Skënderbeu) – Sulmuesi i Skënderbeut sa vjen e bëhet më i mirë duke fituar më shumë eksperiencë. Diçka të tillë e tregoi dhe në barazimin 1-1 kundër Elbasanit. Sulmuesi ia doli që të merrte “zvarrë” mbrojtjen verdheblu dhe të shënonte një supergol, duke ndihmuar ekipin e tij të dilte me pikë nga “Elbasan Arena”.

Dardan Vuthaj (Egnatia) – Sulmuesi i rrogozhinasve po ambientohet me kampionët e Shqipërisë. Pavarësisht se nuk gjeti rrugën e rrjetës kundër Dinamos, Vuthaj ishte një rrezik serioz për mbrojtjen e ekipit të Ilir Dajës, duke i vendosur disa herë në vështirëi.

Christian Mba (Partizani) – Më i miri i kësaj jave ishte padyshim Christian Mba. Në ndeshjen e mbrëmshme përballë Vllaznisë bëri mjaft mirë rolin e tij, atë të bomberit duke shënuar dy gola dhe ndihmuar ekipin jashtë mase në repartin difensiv.

Nevil Dede (Bylis) – Trajneri i ballshiotëve mori fitoren e parë në krye të këtyre të fundit. Një triumf mjaft i rëndësishëm, ku meritë ka pikërisht dhe tekniku, i cili me vendosjen dhe skemat e tij përveçse nuk pësoi asnjë gol, i shënoi plot 4 të tillë Teutës.

Formacioni më i mirë i javës së 10-të të Superiores

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top