Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Orenburgit në javen e 13-të në Premier Leaguen e Rusisë.

Golin e fitores e shënoi mesfushori shqiptar, Veldin Hoxha, shkruan LIG Sport

Hoxha shënoi në minutën e 87’të pas një gabimi amator nga portieri kundërshtar.

Mesfushori shqiptar shënoi edhe golin e parë në këtë ndeshje, kurse tani shkon në kuotën e dy shënimeve në Rusi me Rubin Kazanin.