Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur javën e 10-të të saj dhe tashmë ekipet nuk kanë shumë kohë për të pushuar dhe do të rikthehen shumë shpejt në fushën e lojës. Madje që në mesjavë do të përballen mes tyre për llogaritë e javës së 11-të të kampionatit.
Duele mjaft interesante janë në program që do të luhen në 2 ditë. Të mërkurën do të luhen 3 takime. Gjithçka do të ngre siparin e kësaj jave sfida mes Laçit dhe Egnatias, takim që do të luhet në Kurbin në ornë 14:00.
Më pas në orën 17:00 do të luhen paralelisht Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë dhe dueli interesant i Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit. Gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë tek këto dy sfida, të cilat do të tregojnë shumë për objektivat e skuadrave.
Ndërkohë ditën e enjte do të luhen 2 takimet e mbetura.po në orën 17:00 do të jetë vëmendja në Elbasan dhe në Durrës. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Dinamo dhe Bylis, ndërsa në “Niko Dovana” merr vëmendjen përplasja mes Teutës dhe Elbasanit.