VIDEO/ U ndëshkua me karton të kuq në 3 sekondat e para, lojtari brazilian vendos rekord në historinë e futbollit

Nga Brazili vjen një lajm i pabesueshëm në historinë e futbollit. Rafa Silva i cili luan për skuadrën e Cruzeiro në ligën e parë në Brazil u ndëshkua me karton të kuq vetëm 3 sekonda pasi sfida kundër Athletico Paranaense kishte filluar.

32-vjeçari goditi me bërryl kundërshtarin e tij, Kaique Rocha të Athleticos që në startin e takimit. Gjyqtari Rodrigo Jose Pereira de Lima i vëmendshëm ndaj një veprimi të tillë nuk e kurseu aspak brazilianin, i cili largohet nga fusha e lojës duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në humbjen 3-0 ndaj Athletico Paranaense.

Rafa Silva vendos një rekord në futboll pasi bëhet futbollisti i parë që ndëshkohet me karton të kuq kaq shpejt, vetëm pas 3 sekondash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top