Skënderbeu gjen goleadorin e së ardhmes, talenti 20 vjeçar STATISTIKA të frikshme

Ermir Rashica shëni dje në Elbasan një kryegol, i cili në fund rezultoi kuptimplotë pasi ashtu si rrodhi ndeshja pa të, Skënderbeu do të kishte dal pa pikë nga qyteti i elbasanasve. Me golin e fundit në Superiore, 20 vjeçari arrin kuotën e 5 golave, ndërkohë që jemi ende vetëm në javën e 10-të.

Talenti po përformon shkëlqyeshëm dhe jo vetëm shënon gola por edhe gola deçiziv për të ardhmen e skuadrës. Goli kundër Elbasanit i dha barazimin korçarëve, kurse ai goli përsëri spektakolar kundër Bylisit i dha fitoren ekipit në një transfertë ku 3 pikët duhen me se s’bën. Ermiri sezonin e kaluar pati shënuar 8 gola në total, ndërsa tani jemi vetëm në startin e fazës së dytë dhe ai ka kaluar gjysmën e sasisë së golave të vjetshme. Padyshim fal kësaj forme dhe është thirrur nga Bushi tek U-21.

Rashica po përmirësohet përditë dhe jep garanci që ekipi korçar të shkojë drejt golit dhe kur është në vështirësi. Sulmuesi aludohet se po kërkohet nga ekipe të huaja, edhe pse ai e ka mohuar dhe e ka mendjen vetëm tek Skënderbeu, siç deklaroi dhe alia pas pyetjeve rreth spekulimeve për lëvizje jashtë vendit. Klubi i Gvozdenovic është mësuar të shesë lojtarët që janë dalluar dhe të përfitoi shuma të majme, ndaj nuk është e habitshme që në verë Ermir Rashica të jetë i larguari “big” i radhës.

Ermir Rashica

Skënderbeu gjen goleadorin e së ardhmes, talenti 20 vjeçar

Festimi i Golit të Rashicës kundër Elbasanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top