Kjo ishte fytyra e Vllade Divacit kur u fut në Kosovë! Kjo kishte ndodhur me flamurin kroat që e hidhëroi Drazhen Petroviqin 

Ish basketbollisti Vllade Divac, është prej serbëve më provokues dhe madje para një kohe ilegalisht ka hyrë në Kosovë duke vizituar Manastirin e Deçanit së bashku me bashkëshorten e provokuesit Novak Gjokobiqit, Jelenën dhe disa serbë të tjerë, madje duke kënduar nacinaliste e të turpshme kundër shtetit të Kosovës.

Çfarë ndoshi në vitin 1990 në finalen e Kampionatit Botëror në Argjentinë?

Pas ndeshjes finale ka ndodhur ngjarja e famshme, kur Vllade Divac i ka hequr flamurin kroat një tifozi që ka hyrë në fushë.

Divaci e mori flamurin sepse mendonte se kishte vend vetëm për flamurin famëkeq ish jugosllav.

Më vonë u ngrit një pluhur i madh, Divac u shpall nacionalist serb në Kroaci, me vite thuhej se ai shkeli dhe pështyu flamurin kroat dhe se miqësia e tij me ish basketbollistin më të mirë Drazhen Petroviqin (kroat) u prishën për këtë.

Për ngjarjen e diskutueshme ka folur edhe aktori i incidentit, Tomas Shakiq, kroat – argjentinas.

“Unë jam njeriu që kam hyrë në sallën e Luna Park me flamurin kroat, është një çështje familjare.

Por të them të drejtën, Divac ma mori flamurin, por më pas ma ktheu.

Nuk e pështyu as nuk e shkeli. Rrëmbimi i flamurit ishte fyes, ai tregoi mungesë respekti, por nuk e pështyu”, ka treguar Shakiç për mediat argjentinase.

Kjo dëshmon fytyrën e vërtet të Divacit, që nuk kishte treguar fare respekt për flamurin e Kroacisë dhe ky kishte shkaktuar skandal! Ndaj, po ky Divac u fut në Kosovë dhe këndonte këngë skandaloze duke provokuar Kosovën.

Divaci së bashku me Jelenën e Gjokoviqit këndonin këngë nacionaliste në autobus duke provokuar Kosovën gjatë vitit 2021: “Ku te nisem te shkoj te ti kthehem prapë, kush të te merr nga shpirti im Kosovë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top