PSG ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në derbin ndaj Marsejës. Vlen të theksohet fakti se të 3 golat ekipi i Luis Enrikes i realizoi në pjesën e parë.
Ai që zhbllokoi sfidën ishte Neves në minutën e 7-të, në minutën e 20-të, Marseja mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Haritit, dhe duket se gjërat u bënë më të thjeshta për kampionët në fuqi pas kësaj minute.
Si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 29-të, Balerdi do të shkaktonte autogol, teksa për golin që do të “vuloste” shifrat në 0-3, mendoi Barkola.
Ky triumf 0-3, ngjit të vetme në kryes skuadrën e PSG-së me 23 pikë në 9 javë, 3 më shumë se ndjekësit e Monakos.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL