Futbollisti i grupmoshave të reja te Kombëtarja e Shqipërisë, Cristian Shpendi është futur në formacionin e javës në Serie B.

Shpendi shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Cesena ndaj Brescia me rezultatin 2:0, shkruan LIG Sport

Sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 8.7 nga faqja e njohir, Sofascore.

Në këtë 11-she më të mirë figuron edhe emri i Pajtim Kasamit, i cili shënoi gol për Sampdorian.