“2 javë të vështira me terapi”, Mirlind Daku: I lumtur që rikthehem

Mirlind Daku është rikthyer në fushën e lojës pas një mungesë 2 javore. Sulmuesi shqiptar për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të luaj.

2 javë i janë dashur që të rikuperohet plotësisht dhe të zbresë në fushën e lojës. Futbollisti i Komëtares ishte titullar në fitoren 2-1 që Rubin Kazan mori ndaj Orenburg në kampionat, në kuadër të javës së 13-të.

26-vjeçari bëri një ndeshje mjaft pozitive, teksa qëndroi në fushë për 90 minuta. Pas kësaj fitoreje ka reaguar në rrjetet sociale, teksa shkruan se ka kaluar 2 javë shumë të vështira, ndërsa është i lumtur që rikthehet të ndihmojë skuadrën.

“Pas 2 javësh të vështira, me terapi. Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin për të arritur një fitore të madhe. Alhamdulillah ????”, ka shkruar Daku. Kujtojmë se në 12 ndeshje në këtë sezon me Rubin Kazan, sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 6 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top