Klubi i jep mbështetje të pakursyer futbollistit Erjon Morina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klubin e Futbollit Fc Vushtrria.

Futbollisti Erjon Morina, kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve.

Ky rast i ka shokuar të gjithë futbolldashësit anekënd Kosovës.

Trajnerë, futbollistë dhe të tjerë po luten për shëndetin e tij, duke uruar që sa më parë t’i kthehet familjes dhe klubit.

Ai gjendet i shtrirë në spital duke marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i klubit Shemsi Rrahimi.

Rrahimi tha se klubi ofron mbështetjen e pakursyer për futbollistin.

“Një ngjarje e rëndë na ka ndodhur. Futbollisti ynë gjendet i shtrirë në spital. Gjendja e tij nuk është e mirë. Familjarët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët”, tha Rrahimi për Klankosova.

“Ne e kemi ofruar mbështetjen tonë të pakursyer për Erjonin. Çdo gjë që ka nevojë familja, qoftë edhe për shërim jashtë vendit”, tha ai.

“Siç e thashë tash për tash gjendja e tij është e rëndë dhe mjekët nuk po guxojnë ta lëvizin nga spitali shkaku i gjendjes. Ne e lusim zotin që ai të bëhet mirë. Shpresojmë që ta kalojë këtë gjendje dhe t’i kthehet familjes”, tha i pari i FC Vushtrrisë.

Media ka kontaktuar edhe me Klinikën e Kardiokirurgjisë për të marrë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjonit, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top