Kategoria e Dytë zhvilloi ditën e djeshme ndeshjet e grupit B të vlefshme për javën e 5-të. Tashmë është zbuluar edhe axhenda e sfidave të ardhshme në këtë kampionat.
Ndryshe nga Superiorja dhe Kategoria e Parë që luajnë në mesjavë, Kategoria e Dytë do të zbresë në fushë në fundjavë. Kështu grupi A do të luajë ditën e shtunë dhe grupi B ditën e dielë në të njëjtën orën, 14:00.
Ditën e shtunë do të sfidohen mes tyre 12 ekipe, ku në program janë 6 takime, ku do të sfidohen për kreun dhe mbijetesën në grupi A. Kështu Adriatiku do të presë në shtëpi Sopotin, ndërsa Naftëtari udhëton në transfertë për të sfiduar Tërbunin. Veleçiku luan kundër Besëlidhjes, ndërsa Murlani duelon me Gramshin. Dy takimet e tjera janë Iliria – Luzi dhe Basania – Albanët.
Ndërkohë të dielën është radha e ekipeve të grupit B për të zbritur në fushë. 10 ekipe bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët e kësaj jave. Maliqi pret Butrintin, ndërsa Turbina sfidohen me Luftëtarin. Këlcyra udhëton në transfertë për të dueluar me Memaliaj, mdërsa Devolli luan kundër Shkumbinit. Takimi tjetër është dueli mes Tomorit dhe Delvinës, teksa këtë javë pushim do të jetë Oriku.
NDESHJET E JAVËS SË 6-të:
Grupi A:
ADRIATIKU – SOPOTI
TËRBUNI – NAFTËTARI
VELEÇIKU – BESËLIDHJA
MURLANI – GRAMSHI
ILIRIA – LUZI
BASANIA – ALBANËT
Grupi B:
MALIQI – BUTRINTI
LUFTËTARI – TURBINA
MEMALIAJ – KËLCYRA
SHKUMBINI – DEVOLLI
TOMORI – DELVINA