Valbona nuk po arrin dot të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat. Në 9 javë të zhvilluara deri më tani në Kategorinë e Parë ka mundur të sigurojë etëm 5 pikë.
Ekipi duket shumë larg pritshmërive, teksa aktualisht ndodhet në vendin e 11-të në tabelën e klasifikimit dhe me keq se tropojanët ka bërë vetëm Erzeni që ka grumbulluar 2 pikë.
Drejtuesit në këtë mënyrë kanë rikthyer në ekip ish-trajnerit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë zyrtarizuar në krey të skuadrës Vladimir Gjonin, ndërsa i urojnë suksese dhe sa më shumë firore.
“Zyrtare | Rikthehet Tranjeri Vladimir Gjoni në ekipin KF Valbona!
Mirë se rierdhe Prof.Vladimir Gjoni!
Suksese në panikën edhe drejtimin e ekipit, sa më shumë fitore!”, shkruan klubi tropojan. Kujtojmë se Gjoni ishte timonieri që i drejtoi tropojanët në Kategorinë e Dytë drejt ngjitjes në të Parën. Një trajner që e njeh mirë ambientin e Valbonës dhe tek i cili tashmë besojnë drejtuesit për të rikthyer ekipin aty ku duhet.