Vllaznia aktualisht nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat. Shkodranët kanë siguruar vetëm 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit, duke rënë ndjeshëm në klasifikkim.
Sfida e radhës është mjaft e rëndësishme dhe e veçantë për kuqeblutë. Pas 2 ditësh do të zbresin në fushë kundër Tiranës për të bërë mes tyre llogaritë për Klasiken e Shqipërisë.
Një takim ku Thomas Brdariç kërkon të rikthejë skuadrën në “shinat” e duhura, pasi prej 4 ndeshjesh nuk e njeh “shijen” e fitores në Superiore. Një fitore e mundshme ndaj rivalëve historikë të tyre do të vlente më shumë se 3 pikë.
Do të vlente për krenari dhe prestigj, ndërsa do të ndihmonte ekipin edhe nga ana psikologjike të linte prapa një moment jo shumë pozivit në kampionat. Kujtojmë se dueli Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00.