Super Lajme për “Shpresat” e Bushit, dy “diamande” japin OK për të përfaqësuar ngjyrat Kuqezi

Shqipëria U-21 mbylli një dritare kualifikuesesh deri diku pozitive për arsye të talenteve që u promovuan në Kombëtaren a, rezultateve surprizuese si ai ndaj zvicrës dhe renditjen në grup duke parë kundërshtarë të fortë si Zvicra apo Rumani. Tani edicioni i ri kualifikues nis vitin tjetër, mirëpo “Shpresat” kanë pse të gëzojnë.

Trajnerit Alban Bushi do t’i vihen në dispozicion dy super talenta të rinj dhe këshytu alternativat në ekip do të shtohen e shpresat për rrugëtim më të mirë sigurisht. Bëhet fjalë për Justin ferizaj dhe Kevin Zefi. Të dy futbollistët janë me origjinë nga vendi ynë, po si shumë të tjerë që janë rritur në emigrim dhe këta ishin të ftuar nga kombëtarja e Irlandës. Shansi ishte aty për të luajtur për vendin verior të Eurpës, por ndjenjat mbizotëruan e zgjedhja qe patriotike.

Ferizaj është në pronësi të Frosinone-s dhe luan në kampionatin Primavera, pasi italianët e aktivizojnë tek U-20. 19 vjeçari ka përfaqësuar irlandezët në kombëtaret zinxhir dhe ka dal si produkt i klubit të njohur Shamrock Rovers. Zefi po ashtu ka luajtur për Irlandën U-19 e ka dal nga i njëjti klub si para lojtari. 19 vjeçari tani është pjesë e Romës dhe synon katapultimin tek skuadra A në krahë të Dybalës e El Shaaraëy.

FSHF ka punuar fortë të bind lojtarët dhe skautët i kanë ndjekur në kampionatet respektive. Dy të rinjtë kanë dhënë parimisht dakordësinë dhe do të vihen në dispozicion të Bushit, në Janar. Së shpejti, “yjet” që po lindin do të mund t’i shohim tek ekipi Kombëtar. Kjo ishte një punë e mirë e Federatës e cila nuk lejojë që këto dy “diamante” të luajnë për një komb të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top