Bie pista “Elbasan Arena”, Vllaznia ka në dorë “fatet” e Tiranës për Klasiken e Shqipërisë

Gjetja e një stadiumi të lirë ku Tirana të presë ndeshjet si pritëse është shndërruar në një “telenovelë” me shumë seri. Bardheblutë do të sfidojnë Vllazninë në kuadër të javës së 11-të të Superiores dhe në këtë sfidë janë pritës, ndërsa takimi është programuar të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00.

Fillimisht pritej vetëm zyrtarizimi i “Elbasan Arenës” si “shtëpia” që do të priste Klasiken e Shqipërisë, por sipas informacioneve kjo pistë ka rënë. Tashmë gjetja e një stadiumi është kthyer në një “mision” për kryeqytetasit dhe shkaku që Dinamo do të luajë në “Elbasan Arena” ditën e enjte ndaj Bylis ka bërë që Klasikja nuk do të zhvillohet në Elbasan pasi tapeti do të rëndohej.

Ndërkohë nga FSHF u është propozuar stadiumi “Roza Haxhiu” i Lushnjes. Por edhe tapeti i këtij stadiumi është i rënduar dhe vështirë të pranohet nga drejtuesit. Alternativa e vetme mbetet “Loro Boriçi”, por fillimisht klubet duhet të gjejnë dakortësinë mes tyre që në këtë takim të quhet Vllaznia si pritëse dhe të ndryshojnë ndeshjet e tyre në kalendar.

Një ide të tillë nuk e mbështesin shumë drejtuesit shkodran dhe mbetet që në orët në vazhdim të të marr fund kjo “telenovelë” për Klasiken e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top