E bujshme/ Vjedhje e hapur e Topit të Artë? Real Madrid braktis ceremoninë, fituesi dihet 1 ditë para

Gjithmonë është aluduar se ceremonia e Topit të Artë është më shumë një formalitet sesa përmban emocione të vërteta. Bëhet fjalë për punën e një sezoni dhe në teori, tre kandidatët kryesorë për fitimin e këtij trofeu, më të rëndësishmin personal, duhet të qëndrojnë në emocione deri në fund për të mësuar emrin e fituesit.

Kështu supozohet të ketë ndodhur gjithmonë në të kaluarën, teksa edhe tifozët e futbollit mund të shohin anën tjetër të disa prej idhujve të tyre, t’i shohin më njerëzor, mes lotëve të gëzimit dhe ato të dëshpërimit.

Por ky emocion është vrarë pasi emri i fituesit dihet në rastin më të keq, një ditë përpara. Kjo është vërtetuar me Topin e Artë të këtij sezoni. Teksa të gjithë prisnin të ishte Vinicius Junior fituesi i këtij çmimin, në fakt ka ndodhur e kundërta, nuk do të jetë lojtari që i solli trofeun e Champions League Realit të Madridit, por Rodri. Vinicius Junior dhe Real Madrid kanë braktisur ceremoninë e Topit të Artë që nis sot në orën 20:00 të mbrëmjes duke e ditur përpara kohe se nuk do të jenë atë fituesit. Kështu jo vetëm Vinicius, por as Perez dhe zyrtarë të tjerë të Realit nuk do të jenë pjesë e ceremonisë pasi e dinë se trofeu do të shkojë në duart e Rodrit. /Sport Ekspres/
?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top