Kalimi në Superligën turke ka rilindur Arlind Ajetin.
Mbrojtësi është shndërruar në titullar fiks te Bodrumspor, aty ku si shok skuadre ka edhe Taulant Seferin.
Dyshja kuqezi ishin titullar në atë humbje 2-0 ndaj Fenerbahce në javën e 10-të të Superligës turke. Një disfatë që ka shkaktuar edhe reagimin e Ajetit.
Në një status në rrjetet sociale mbrojtësi shkruan se janë të zhgënjyer, teksa shton se do kthehen më të fortë.
“Të zhgënjyer me rezultatin, por krenarë për ekipin. Ne vazhdojmë të luftojmë” shkruan Ajeti.