Tashmë është vendosur për Klasiken e Shqipërisë. Tirana – Vllaznia që do të zhvillohet këtë të mërkurë do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ekip që militon në Kategorinë e Parë.
Edhe pse “Elbasan Arena” ishte një opsion real, duket se në momentin e fundit është vendosur që kjo sfidë do të zhvillohet në Lushnjë. Një tjetër migrim për Tiranën pas asaj të Vlorës dhe Korçës.
Kujtojmë që Klasikja me Vllazninë e vlefshme për javën e 12-të do të luhet më 30 tetor. Kjo supersfidë do të nisë në orën 17:00.