U përfol se çmimin do ta fitonte De La Fuente, Ançeloti fiton garën për trajnerin më të mirë të vitit

Gjatë ceremonisë së sotme të Topit të Artë është shpallur edhe trajneri më i mirë i vitit. Në media u përfol për një befasi të mundshme në lidhje me këtë çmim. Sipas mediave spanjolle, Luis De La Fuente do të shpallej trajneri më i mirë dhe jo Karlo Ançeloti.

Por e kundërta ka ndodhur. Kreu i pankinës së Realit të Madridit është vlerësuar si më i miri, teksa në sezonin e shkuar arriti të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Në garë ishin gjithashtu edhe Çabi Alonso dhe Xhanpiero Gasperini./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top