Granit Xhaka është shqiptari i vetëm në listën me 30 të nominuar për të fituar Topin e Artë. Si rrallë herë në histori emri i një futbollisti shqiptar gjendet në kandidatët për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual në botën e futbollit.
Në prag të ceremonisë së dorëzimit të Topit të Artë, organizatorët e këtij eventi kanë zbuluar një pjesë të renditjes së listës me 30 lojtarë. Granit Xhaka është pozicionuar në vendin e 16 pas votimeve të kryera nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve. Një sukses i madh për mesfushorin 32-vjeçar, që sezonin e shkuar shkëlqeu me Bajer Leverkusenin dhe me përfaqësuesen e Zvicrës./Sport Ekspres/