Klubi i Real Madrid me në krye Vinicius JR janë zhgënjyer shumë nga fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit. Atë trofe e “rrëmbeu” Rodri, edhe pse në Madrid prisnin që braziliani ta fitonte atë.
Megjithatë, Vinicius ka reaguar menjëherë pas fitimit të “Topit të Artë” nga Rodri. Reagimi i “yllit” brazilian ka ardhur në rrjetet sociale, ku zemërimin e tij e shpreh dhe në shkrim.
“Do ta bëj 10 herë pot ë jetë e nevojshme. Ata nuk janë gati”, shkruan braziliani në rrjetet sociale. Me këto fjalë përveç zhgënjimit, Vini Jr duket i motivuar që edhe këtë sezon të bëjë më mirë seç bëri në atë që lamë pas.