Rodri fiton “Topin e Artë”

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri e ka fituar “Topin e Artë” të hënën mbrëma.

Rodri është shpallur fitues i këtij çmimi prestigjioz që ndahet për lojtarin më të mirë nga revista franceze “France Football” dhe UEFA.

Zgjedhja e Rodrit ka befasuar të gjithë, pasi deri në momentet e fundit është pritur që Vinicius Junior ta fitoj “Topin e Artë”.

28-vjeçari Rodri sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit në Premier League me Manchester Cityn, ndërsa me Kombëtaren e Spanjës triumfoi në “Euro 2024”.

Në fakt, Rodri ka shkëlqyer gjatë sezonit të shkuar kurse aktualisht është i lënduar.

Rodri është shpallur më i miri për periudhën prej gushtit të vitit 2023 deri në gushtin e vitit 2024.

Mesfushori spanjoll ka lënë pas vetes tre futbollistët e Real Madridit: Vinicius Juniorin, Jude Bellinghamin e Dani Carvajalin.

Për shkak se asnjëri nuk ishte fitues, asnjë anëtar i Real Madridit nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Paris, të cilën e kanë bojkotuar totalisht.

Norvegjezi Erling Haaland përfundoi i pesti, për të vazhduar me Kylian Mbappen në pozitën e gjashtë dhe Lautaro Martinez doli i shtati.

Lamine Yamal ka dalë teti, Toni Kroos i nënti dhe Harry Kane i dhjeti. Ndërkohë, Granit Xhaka që ishte në mesin e të nominuarve, ka përfunduar i 16-ti në ceremoninë e mbajtur në Francë.

Argjentinasi Emiliano Martinez është zgjedhur portieri më i mirë.

Epiteti i trajnerit më të mirë i ka takuar Carlo Ancelottit, por ai nuk ishte në ceremony për të pranuar çmimin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top