Ndryshim stadiumi dhe orari, vendoset përfundimisht për Klasiken mes Tiranës dhe Vllaznisë

Tirana dhe Vllaznia është kthyer në një telenovelë përsa i përket stadiumit ku do të zhvillohet. Ditën e djeshme u përfol për “Elbasan Arenën”, por në mbrëmje ndryshoi gjithçka.

Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Madje, për këtë sfidë nuk është ndryshuar vetëm vendi ku do të zhvillohet, por edhe orari.

I parashikuar të nisë në orën 17:00, Tirana – Vllaznia do të luhet 3 orë më para, pra në 14:00. Kujtojmë që kjo supersfidë do të luhet këtë të mërkurë dhe është e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top