E BUJSHME/ 10 milionë euro, Manchester United gjen pasuesin e Ten Hag

Manchester United shkarkoi Erik ten Hag pas një ecurie tepër negative. Klubi anglez mbylli “hesapet” me trajnerin e njohur holandez, teksa është në kërkim të timonierit të ri. Sipas mediave të huaja “Djajtë e Kuq” janë në bisedime të avancuara me Rúben Amorim.

Ky i fundit është momentalisht trajneri i Sportingut të Lisbonës, por për një punë në Manchester do të ishte i gatshëm t’i linte portugezët. Me këta të fundit, 39-vjeçari punon që prej vitin 2020, por mesa duket kësaj aventure i ka ardhur fundi.

Megjithatë, United duhet të paguajë për të marrë trajnerin, pasi Amorim ka kontratë me Sporting deri në vitin 2026. Për të transferuar 39-vjeçarin në “Old Trafford”, “Djajtë” duhet të paguajnë 10 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top