Gjilani i merr pikë Ballkanit

Ndeshja hapëse e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll nuk ka dhënë fitues.

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, i luajtur të martën në Suharekë ka përfunduar me rezultatin 3:3.

Për Ballkanin, ky është barazimi i dytë rresht pas atij ndaj Dukagjinit derisa Gjilani ka vazhduar me rezultate pozitive pas fitores ndaj Llapit.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet përkohësisht lider i Superligës me 19 pikë, gjashtë më shumë se Gjilani që ngjitet në pozitën e shtatë.

Në fakt, më i merituari për këtë barazim të Gjilanit ishte mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, ish-lojtari i Ballkanit.

Thaqi shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa me një gol kontribuoi edhe Edi Basha të Gjilani.

Golat për Ballkanin i realizuan Bernard Karrica nga penalltia, si dhe Giovanni Ribeiro e Lindon Emërllahu.

Ballkani ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak pasi Elmando Gjini u përjashtua direkt me karton të kuq në fund të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top