Emocione me dy përmbysje, sfida Ballkani – Gjilani mbyllet mes spektaklit të 6 golave

Ditën e sotme është luajtur një nga ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës. Ballkani, kampioni në fuqi i Dardanisë priti në shtëpi ekipin e Gjilanit, në një ndeshje shumë të luftuar.

Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 3-3. Në fillim ishte Emërllahu që kaloi të tijët në avantazh në minutën e 5-të. Por miqtë përmbysën brenda pjesës së parë me Thaqin dhe Basën.

Megjithatë me nisjen e pjesës së dytë, ekipi nga Theranda u bë më kërkues, duke realizuar një tjetër përmbysje. Goli i brazilianit Giovanni në minutën e 61’ dhe i Karricës në të 82-tën krijuan iluzionin e fitoren së Ballkanit.

Por në minutën e 97-të Gjilani riktheu baraspeshën, duke marrë 1 pikë të artë në transfertë.

Me këtë barazim, skuadra e Ballkanit shkon në kuotën e 19 pikëve në krye të tabelës. Në krahun tjetër, me 13 pikë të grumbulluara, Gjilani ngjitet në vendin e 7-të të renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top