Basketboll, caktohen çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Të martën është bërë tërheqja e shortit konforom propozicioneve të garave për Kupën e Kosovës në basketboll te meshkujt, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në fakt, çiftet janë caktuar sipas sistemit të Bergerit dhe bazuar në renditjen në tabelë pas shtatë xhirove të zhvilluara në Superligë.

FBK-ja, ka njoftuar se çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të jenë spektakël i vërtetë, duke pasur parasysh se ndeshen katër skuadrat e katër pozitave të para me katër të fundit.

Çiftet çerekfinale, janë: Bora – Bashkimi, Proton Cable Prizreni – Trepça, Peja – Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli.

Risia e madhe e këtij sezoni është se ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje në çerekfinale dhe gjysmëfinale, ndërsa finalja do ta ketë vetëm një ndeshje.

Skuadra e Trepçës është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës në basketboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top