Ai është një nga lojtarët më premtues në Europë dhe po e tregon veten më së miri këtë sezon.
Po flasim për talentin Francisco Conceicao, i cili ka bindur të gjithë sesa vlen me performancat e deritanishme te Juventusi.
Dy gola dhe dy asiste në 4 ndeshje kampionati dhe 2 në Champions League nuk janë pak për një lojtar, i cili sapo ka nisur rrugën e tij.
Drejtuesit e Juventusit, sipas Tuttosport, kanë vendosur të paguajnë klauzolën 30 milionë euro të Conceicaos, i cili për momentin është huazuar nga Porto.
Klubi portugez do të përfitojë gjithsej 40 mln euro nga ky lojtar, sepse më herët ka arkëtuar 10 mln euro me huazimin fillestar në Torino.