Tirana me mungesa në Klasiken e Shqipërisë, mbrojtësi 25-vjeçar mungon ndaj Vllaznisë

Qëndri Ismajli pa ‘frikë’ mund të quhet një nga liderët e Tiranës në këtë sezon. Mbrojtësi ka luajtur të gjitha sfidat si titullarë me bardheblutë, duke qënë një element kyç në skuadër.

Në këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe duket se është edhe i “preferuari” i Bledi Shkëmbit. Pikërisht ky i fundit “tradhtohet” nga 25-vjeçari, pasi mbrotjësi nuk do të mund të japë kontributin e tij në sfidën më të rëndësishme dhe delikate të këtij sezoni.

Ismajli ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe në këtë mënyrë do të mungojë ndaj Vllaznisë, takim që do të luhet në orën 17:00, sfidë që do të zhvillohet në “Roza Haxhiu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top