Lecce ia doli të merrte një fitore të rëndësishme në kampionat ndaj skuadrës së Veronas. Skuadra e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës triumfoi 1-0, sfidë e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.
Ramadani luajti si gjithmonë si titullarë dhe ishte më i mirë në fushën e lojës. Pas këtij triumfi ka reaguar në rrjetet sociale. 28-vjeçari ka shkruar se kjo fitore ishte e rëndësishme, ndërsa falenderon tifozët për mbështetjen.
“Fitore e rëndësishme, të ecim përpara të gjithë së bashku. Forca Lecce”, shkruan mesfushori shqiptar.