Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipërisë. Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të dhënë konferencën për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të para si tekniku i kuqezinjëve. Braziliani do të marrë në këtë aventurë të re edhe Zabaletan si krahun e tij të djathtë. “Dua t’ju falënderoja të gjithëve që jeni këtu. Dua t’i them Rejës se puna e një trajneri është gjithmonë e vështirë, ka zgjedhje që bëhen në prapaskenë, disa herë fiton dhe disa herë jo. Dua ta falënderoj Rejën për punën që ka bërë, për zemrën dhe pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që ta dërgojmë Shqipërinë në vendin e duhur, për këtë arsye jam këtu.
Kur e takova presidentin Duka, këtë pashë te ai. Gjithashtu Duka pa te ne burimin dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive. FSHF më ka bindur që të marrë përsipër këtë punë dhe jam i bindur se do të bëjmë një punë të mirë. Skema? Mendoj se futbolli duhet të qëndroj në zemrat dhe shpirtin e njerëzve, prandaj jemi këtu. Do të shohim më pas për skemat që do të përdorim. Futbolli ndryshon, në futbollin e niveleve të larta gjithçka ndryshon. Do të zgjedhim lojtarët që do të japin maksimumin për këtë fanellë. Grupi i Shqipërisë do të jetë i ekuilibruar, por ne mendojmë se mund të kualifikohemi. Objektivi është i vështirë, por ne do të luftojmë.
E kam parë ndeshjen e Shqipërisë në miqësore me Italinë, kam punuar me Rei Manajn kur luante te Interi. E njihja mirë Shqipërinë, ka futbollistë të rëndësishëm, teknikisht të fortë. Do të monitorojmë futbollistë, do t’i shohim në fushë kur luajnë. Kemi punë për të bërë, kjo gjeneratë ka shumë lojtarë.
Më thanë shumë njerëz në botën e futbollit që ky projekt i Shqipërisë do të jetë shumë i mirë për të ecur përpara. Kjo më dha një shtysë për të zgjedhur këtë Kombëtare. Më dha përshtypje shum të mirë klima dhe ambienti rreth Kombëtares. Kam pasur fatin të punoj me Mancinin, Venger, Guardiolën, kam bashkëpunuar edhe me Titen. Kam punuar me shumë trajnerë, por unë dua të prezantoj futbollin tim”, tha Sylvinho.