Egnatia u mposht në mënyrë surprizuese në shtëpi nga Laçi. Sfida e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. përfundoi 2-0 në favor të kurbinasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“Normal që humbin në linjën e parë, por kundërshtari kishte gjerësinë për pjesën e dytë. Duhet ta ndërronim mbrojtësin me mesfushorin, pasi Laçi ishte tek fusha e saj. Po mundoheshim të luanim me krosime, pasi Laçi kishte probleme aty. Por nuk rrezikuam në asnjë moment, vetëm pak në pjesën e parë.
Nuk jemi dobësuar ne, por është vetëm ndërrimi. Vitin e shkuar kemi pasur një grup të konsoliduar prej dy vitesh. Kjo do kohën e vet. Kasa? E futa dhe e nxorra pasi kishte një problem me muskulin dhe ishim të detyruar”, tha Edlir Tetova.