Karim Benzema, fituesi i Topit të Artë të vitit 2022, ka thënë fjalën e tij për zgjedhjen e këtij viti për të shpërblyer Rodri në vend të ish-shokut të tij të skuadrës Vincius. Këto janë fjalët e sulmuesit të Al-Ittihad për El Chiringuito:
“Ai është një lojtar që ka bërë gjithmonë shumë përpjekje dhe nuk është kufizuar vetëm në shënimin e golave. Vitin e kaluar, kur Real Madrid ishte kampion i Evropës, Vinicius ishte vendimtar në çdo ndeshje. Kështu që nuk di çfarë të mendoj. Nuk mendoj se ka njeri që e meriton Topin e Artë më shumë se ai”.
“Nuk kam asgjë kundër Rodrit, i cili është një lojtar i mirë. Por kur jam në divan dhe shikoj televizor, vërej se Rodri nuk bën gjëra që më mahnitin, ndërsa Vini i ka bërë më shumë se një herë”.