Empoli zhgënjeu totalisht ndaj Interit dhe përjashtim nuk bëri as Ardian Ismajli.
Mbrojtësi shqiptar qëndroi për 90 minuta në fushë me shiritin e kapitenit në disfatën 0-3.
Një humbje e ndikuar jo pak edhe nga mbetja me 10 futbollistë e skuadrës toskane. Kjo duket se ka ndikuar jo pak në performancën e Ismajlit.
Loja e 28-vjeçarit u vlerësua me notën 5.5 nga mediat italiane, duke e shoqëruar me fjalët: “Gjithçka ndryshon kur Empoli mbetet me 10 lojtarë. Ka më shumë territor për të zotëruar dhe nuk është e lehtë. Në disa situata ndërhyn me vonesë”.